Përballja Trump-Harris, guvernatori i Teksasit: Zëvendës presidentja nuk është në nivelin e duhur për të fituar zgjedhjet në SHBA

Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat javën e ardhshme në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia të Pensilvanisë.

Shtator 7, 2024 - 14:15
 0

Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott ka dhënë disa këshilla ish-presidentit për debatin me kundërshtaren e tij.

Ai i tha Trump që t’a lërë të flas zëvendës presidenten Kamala Harris, pasi ajo sa më shumë flet aq më shumë e tregon se nuk është në nivelin e duhur për të fituar zgjedhjet në SHBA.

“Sa më shumë që ajo flet, aq më shumë ajo i tregon Amerikës se me të vërtetë nuk është në lartësinë e duhur. Amerikanët do të kuptojnë gjënë e fundit që duan të bëjnë është që Kamala Harris të drejtojë vendin tonë, sepse ndryshe Amerika do të rrëzohej në tokë,” theksoi Abbott në një intervistë për mediat e huaja.

Bëjmë me dije se para pak ditësh, Abbott ishte në fushatë në Arizona në emër të Trump. Siç shprehet ai, do të vazhdojë ta bëjë këtë këtë në çdo fushatë tjetër për ish-presidentin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.