Shpat Kasapi në “Big Brother”?

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, i ftuar në studion e një emisioni ka folur për herë të parë për mundësinë e pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”. Ai ishte së bashku me këngëtaren Ergita Bahja, me të cilën ka një bashkëpunim të titulluar “M’thirr”. Ndërkohë Shpat Kasapi ka zbuluar planet e tij të ardhshme në […]

Shtator 7, 2024 - 15:15
 0
Shpat Kasapi në “Big Brother”?

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, i ftuar në studion e një emisioni ka folur për herë të parë për mundësinë e pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”.

Ai ishte së bashku me këngëtaren Ergita Bahja, me të cilën ka një bashkëpunim të titulluar “M’thirr”. Ndërkohë Shpat Kasapi ka zbuluar planet e tij të ardhshme në lidhje me muzikën. “Më mungonte Shqipëria. Do të ketë një koncert recital, në nëntor ose dhjetor do të filloj të punoj për këtë”.

Pas kësaj, moderatorja e emisionit, i thotë se do ishte shumë interesante që ta shikonim në “Big Brother VIP”’. Këngëtari i dashur për publikun shprehet se një gjë të tillë ia kanë thënë shumë njerëz.

“Pse jo, ma kanë thënë shumë njerëz, mbrëmë madje te palestra se kam filluar të bëj pak palestër. Më thonë ‘Shpat shiko se ti ke një karrierë, nuk ke asgjë për të humbur, aty vetëm do fitosh. Tash 20 vjet ke karrierë, s’ke asgjë për të humbur, futu njëherë të të shohim’. Unë u them ‘do më votoni?’. Kushti. Do që të më shohësh aty, votoni”,-u shpreh këngëtari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.