Në ndjekje penale, por kreu atentat ndaj kampionit të boksit, policia reagon për ngjarjen pas identifikimit të autorit

Policia ka reaguar lidhur me identifikimin e autorit të atentatit në drejtim të boksierit, Arjon Kajoshi. Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim. “Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në […]

Shtator 7, 2024 - 15:30
 0
Në ndjekje penale, por  kreu atentat ndaj kampionit të boksit, policia reagon për ngjarjen pas identifikimit të autorit

Policia ka reaguar lidhur me identifikimin e autorit të atentatit në drejtim të boksierit, Arjon Kajoshi. Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.

“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani” u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se po ushtron kontrolle në ambiente dhe zona të ndryshme për kapjen e Alban Bruçit.

Po ashtu, policia shton se dyshohet që ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

“Sqarojmë se shtetasi A.B nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë”, thuhet në njoftim.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.

Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.