Sinner-Fritz, finalja e “US OPEN”, italiani i papërmbajtshëm, sfidohet të dielën nga Beniamini vendas

Finalja e madhe e “Us Open” do të jetë Janik Sinner përballë Tajler Fritz. Një Italian, i pari në histori në finale e

Shtator 7, 2024 - 15:40
 0
Sinner-Fritz, finalja e “US OPEN”, italiani i papërmbajtshëm, sfidohet të dielën nga Beniamini vendas

Finalja e madhe e “Us Open” do të jetë Janik Sinner përballë Tajler Fritz.

Një Italian, i pari në histori në finale e grand slemit amerikan, përballë të zotit të shtëpisë. Në fakt kishte plot 18 vite që një amerikan nuk kalonte në finale e këtij grand slemi, konkretisht që nga viti 2006 kur këtë rezultat e arrinte Endi Rodik. Në letër favorit është numri një i botës, Janik Sinner i cili likuidoi 3 me 0 në sete rivalin britanik Xhejk Dreiper në gjysmëfinalen e parë.

Megjithëse u përpoq shumë ta vinte në vështirësi kundërshtarin e tij, Drejper, numri 25 në botë tregoi limitet e tij në dy setet e para ku suksesi i Sinner ishte i ngushtë. 7 me 5 përfundoi seti i parë për kampionin Italian,. Në të dytin beteja ishte sërish emocionuese, e gjithcka shkoi në Tai Brek, ku sidoqoftë Sinner ishte perfekt. Tenisti britanik u dorëzua totalisht përballe kualitetit të Janik Sinner teksa në setin e  tretë italiani fitoi 6 me 2.

Diferenca teknike dhe mentaliteti prej kampioni i numrit një të botës bënë diferencën. Tani ka përballë jo vetëm Fritz, por edhe publikun amerikan i cili do të jetë i gjithi me beniamin e tyre. Fritz fitoi gjysmëfinalen tjetër tërësisht amerikane  Frances Tiafoe.

Një betejë e vërtetë në pesë sete e mbyllur 3 me 2 për 26-vjeçarin nga San Diego. Tiafoe kishte shkuar deri në 2 me 1, por Fritz bëri një përmbysje spektakolare duke fituar dy setet e fundit 6 me 4 dhe 6 me 1 dhe të dielën do të përpiqet të fitojë t’i japë Amerikës trofeun e parë të “Us Open” pas 21 vitesh. Në duelet e mëparshme Siner dhe Fritz janë ndeshur dy herë, secili ka nga një sukses. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.