Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para atentatit

Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina. Por pak minuta para atentatit, Kajoshi ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka treguar vendodhjen. Ai ka publikuar një peisazh nga Mali […]

Shtator 7, 2024 - 16:45
 0
Çfarë postoi në rrjetet sociale Arjon Kajoshi, pak minuta para atentatit

Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina.

Por pak minuta para atentatit, Kajoshi ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka treguar vendodhjen. Ai ka publikuar një peisazh nga Mali i Taraboshit nga ku duket edhe qyteti i Shkodrës.

Uniformat blu konfirmojnë se atentatori është Alban Bruçi, i cili tanimë është shpallur në kërkim.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.

Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.