Prenotime edhe për shtatorin, të rinj italianë e francezë “pushtojnë” Vlorën

Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë shtator Vlora po vijon të frekuentohet nga një numër i lartë turistësh, të cilët janë kryesisht rinj duke sjellë një risi krahasuar me vitet e kaluara. Mes turistëve të huaj dallojnë ato evropiane, me të shumtë italiane dhe francezë. Sazan-Karaburun dhe shëtitja me anije në gjirin e Vlorës mbeten […]

Shtator 7, 2024 - 17:20
 0
Prenotime edhe për shtatorin, të rinj italianë e francezë “pushtojnë” Vlorën

Ndryshe nga sezonet e kaluara këtë shtator Vlora po vijon të frekuentohet nga një numër i lartë turistësh, të cilët janë kryesisht rinj duke sjellë një risi krahasuar me vitet e kaluara.

Mes turistëve të huaj dallojnë ato evropiane, me të shumtë italiane dhe francezë.

Sazan-Karaburun dhe shëtitja me anije në gjirin e Vlorës mbeten më të preferuarat për turistët e huaj. Një nga guidat që shoqëron ato shpjegon për A2 CNN, fluksin dhe arsyet e ndryshimit te gjeneratave te turistëve në këtë fillim shtatori.

“Tani janë italianë më shumë. Nuk ka pasur aq shumë sa vjet, por mirë ka qenë edhe sivjet. Sot po shohim të rinj, por target-grupi jonë janë ca mosha më të vjetra që kanë nevojë për shërbimin e guidës dhe preferojnë kur nuk është shumë ngrohtë”, tha guida turistike Gjergji Nikaj për A2.

Sipas prenotimeve parashikohet që turet turistike me anije Sazan-Karaburun do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator e madje edhe me tej në muajin tetor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.