“Vajzës i kemi dhënë ne leje të martohet”, pas 14 vjeçares, edhe babai i saj apel drejtësisë: Më lironi dhëndrin!

Babai i 14-vjeçares që u bë nënë një ditë më parë, pas bashkëjetesës prej një viti me një 21-vjeçar, kërkon lirimin e dhëndrit të tij. “Vajza është martuar me dëshirë, ne i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca, […]

Shtator 7, 2024 - 18:25
 0
“Vajzës i kemi dhënë ne leje të martohet”, pas 14 vjeçares, edhe babai i saj apel drejtësisë: Më lironi dhëndrin!

Babai i 14-vjeçares që u bë nënë një ditë më parë, pas bashkëjetesës prej një viti me një 21-vjeçar, kërkon lirimin e dhëndrit të tij.

“Vajza është martuar me dëshirë, ne i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca, patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici. Vajza ka gati një vit e gjysmë martuar. Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova, por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”.

14-vjeçarja lindi një ditë më parë në maternitetin e qytetit Korçë, ndërsa pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari me inicialet D.K. pranoi që është babai i fëmijës. Ai u ndalua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.