Krizë për punëtorë në Britani, bandat shqiptare të drogës rekrutojnë fermerë kanabisi në TikTok

Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur fermerë kanabisi në Tik Tok pas mungesës së punëtorëve në Britani. Sipas “The Telegraph”, bosët e

Shtator 7, 2024 - 18:25
 0
Krizë për punëtorë në Britani, bandat shqiptare të drogës rekrutojnë fermerë kanabisi në TikTok

Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur fermerë kanabisi në Tik Tok pas mungesës së punëtorëve në Britani.

Sipas “The Telegraph”, bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të kërkuar punëtorë dhe po ofrojnë pagesa të mira. Ata gjithashtu i paguajnë shpenzimet dhe punëtorët e fermave të kanabisit marrin deri në 30% të fitimeve nga shitja e drogës.

Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe është rritur numri i shqiptarëve që janë burgosur për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani.

Duke komentuar zbulimet e “The Telegraph”, Angela Eagle, ministrja e Sigurisë Kufitare tha: “Është tronditëse që bandat kriminale po përdorin mediat sociale për të rekrutuar persona të cilët janë të cenueshëm, duke i joshur ata të punojnë në kushte të neveritshme dhje të kultivojnë drogë me premtime të rreme si fitimi.”

“Nuk duhet të ketë vend për të fshehur ata persona që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në të gjithë Evropën.”

Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente të lira duke përdorur teknologji të importuar nga fermat e vendlindjes së tyre.

Në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar mbërritën ilegalisht rreth 12 mijë emigrantë të paligjshëm shqiptarë.

Megjithatë që atëherë numrat janë zvogëluar pasi qeveria ka ashpërsuar masat dhe ka nënshkruar marrëveshje të shpejtë deportimi me Shqipërinë.

Vitin e kaluar, shifrat ranë në vetëm 900 dhe, për gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 150 shqiptarë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla.

Në të njëjtën kohë numri i shqiptarëve të burgosur të cilët janë kapur në ferma duke u kujdesur për kanabisin, është rritur.

Në korrik, 29 persona u dënuan me burg, me dënime që varionin nga 8 deri në 2 vite e 4 muaj burg. Ata akuzohen për prodhimin e kanabisit për të furnizuar tregun në Mbretërinë e Bashkuar. 24 të tjerë u dënuan në gusht, me shumicën në pritje të dënimit këtë muaj.

“Krimi i organizuar shqiptar po ofron përqindje në prodhimin e drogës për bashkatdhetarët e tyre që të punojnë si fermerë kanabisi,” tha një ekspert i zbatimit të ligjit.

“Këto hapa të pazakontë janë të lidhura me mungesën e njerëzve të gatshëm të mbyllen në shtëpi për të kultivuar kanabis.”

“Reklama të tilla vendosen në TikTok duke ofruar deri në 30 për qind të fitimit në varësi të sasisë së kanabisit të prodhuar.”

“Kërkohen punëtorë për shtëpitë me bar”

Një reklamë në shqip, e parë nga The Telegraph, thoshte: Kërkojmë punëtorë për shtëpi bari. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet. Koment ose DM”.

Një tjetër ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tre mujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin.

Në një reklamë tjetër shfaqej fotoja e një burri të maskuar me një zinxhir të rëndë ari të varur në gjoks ku shkruhej: “Respekt për të gjithë djemtë që punojnë për 30 për qind”.

TikTok u kontaktua për koment./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.