Policia nuk i dha mundësinë as të vishte këpucë, gazetari zbardh detaje nga arrestimi i Marklen Hakës: Ishte mesazh për…

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e Marklen Hakës nga policia. Ai u ndalua në Nikël, edhe pse thuhej se ishte në Dubai. Haka akuzohet për shumë ngjarje, teksa u ka shpëtuar dhe atentateve. Hoxha kishte vënë re një detaj interesant te arrestimi i tij. Sipas tij, ai ishte zbathur, pra policia nuk e kishte […]

Shtator 7, 2024 - 18:50
 0
Policia nuk i dha mundësinë as të vishte këpucë, gazetari zbardh detaje nga arrestimi i Marklen Hakës: Ishte mesazh për…

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e Marklen Hakës nga policia. Ai u ndalua në Nikël, edhe pse thuhej se ishte në Dubai. Haka akuzohet për shumë ngjarje, teksa u ka shpëtuar dhe atentateve.

Hoxha kishte vënë re një detaj interesant te arrestimi i tij. Sipas tij, ai ishte zbathur, pra policia nuk e kishte lënë as të vishej. Sipas tij, ky ishte mesazh për emrat e tjerë.

“Zakonisht policia kur të arreston të jep mundësinë të vishesh. Këtu nuk ka pasur shkëmbim zjarri që në kulmin e sigurisë e merr dhe e fut në makinë. Ne e pamë atë zbathur. Ishte një mesazh për të tjerët. Me dhjetra operacione në Nikël policia hyn te dhe dilte pa gjë. Kur e mori seriozisht kapi një personazh që nuk është i lehtë. Ka shumë peshë. Nuk ka pasur kurrë grup të vetin… Kishte njerëz të farefisit, por nuk kishte grup”, tha ai në “Kjo Javë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.