Në Pragë si “në shtëpi”, dy mijë tifozë kuqezi në “Epet Arena”

Dueli ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë. Prej luftës me Rusinë, ukrainasit i zhvillojnë prej kohësh ndeshjet si pritës në fushë asnjëanëse. Fakti që luhet kaq afër bën që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme. Në “Epet Arena” përllogaritet se do të jenë të pranishëm […]

Shtator 7, 2024 - 18:50
 0
Në Pragë si “në shtëpi”, dy mijë tifozë kuqezi në “Epet Arena”

Dueli ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë do të luhet në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë. Prej luftës me Rusinë, ukrainasit i zhvillojnë prej kohësh ndeshjet si pritës në fushë asnjëanëse.

Fakti që luhet kaq afër bën që mbështetja e tifozëve për Kombëtaren të jetë e konsiderueshme. Në “Epet Arena” përllogaritet se do të jenë të pranishëm rreth dymijë mbështetës kuqezi në tribuna, siç ka mësuar A2.

Me këngët dhe entuziazmin e tyre, ata do të jenë arma më tepër e Kombëtares.

Impianti ku luhet ndeshja prej orës 20:45 është stadiumi i Spartës së Pragës dhe i përfaqësueses çeke.

Kapaciteti i tij është rreth 19 mijë vende dhe është rinovuar për herë të fundit në vitin 2009. “Epet Arena” është shtëpia futbollistike e Qazim Laçit, por edhe e kuqeziut tjetër Indrit Tuci.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.