“Ideologji anti-familje! Një burrë me fustan me ngjyrat e ylberit…”/ Kritikat për “Gjuha shqipe 3”, shtëpia botuese: Kopertina ka tjetër kuptim!

Deputeti Tritan Shehu denoncoi pak më parë se kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” paraqet pamje të cilat synojnë influencimin për keq të fëmijëve. “Një koperinë ndesh dhe me principet edukative të fëmijëve, që kërkon të influencojë keq në rrugën e jetës duke e deformuar atë e krijuar konfuzion. Një fëmije duket aty e mbi […]

Shtator 7, 2024 - 19:00
 0
“Ideologji anti-familje! Një burrë me fustan me ngjyrat e ylberit…”/ Kritikat për “Gjuha shqipe 3”, shtëpia botuese: Kopertina ka tjetër kuptim!

Deputeti Tritan Shehu denoncoi pak më parë se kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” paraqet pamje të cilat synojnë influencimin për keq të fëmijëve.

“Një koperinë ndesh dhe me principet edukative të fëmijëve, që kërkon të influencojë keq në rrugën e jetës duke e deformuar atë e krijuar konfuzion.

Një fëmije duket aty e mbi atë një “burrë” me mjekër i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kërcyer zbathur si grua!!!
Këtu nuk kemi të bëjmë me rastësi, por me një strategji të rrëgjimit, të rrezikshme Gender për orientimin seksual që në moshën e re fe minorë. Me pasoja thellësisht negative në të gjithë rritjen e fëmijës, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit”, shkruante Shehu.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar shtëpia botuese e librit, duke sqaruar se ky është viti i tetë që ky libër ka këtë kopertinë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Në reagim thuhet gjithashtu se ylberi është simbol fëmijëror dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës.

“Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra”, shkruan shtëpia botuese.

Reagimi i plotë:

Duke u nisur nga zhurma në rrjetet sociale dhe në disa portale e medie, e ndiejmë për detyrë të sqarojmë çdo keqinterpretim në lidhje me kopertinën e tekstit “Gjuha shqipe 3″. Është kthyer tashmë në traditë që çdo vërejtje apo sugjerim nga mësuesit e prindërit, Ministria e Arsimit ua dërgon shtëpive botuese, dhe çdo vit tekstet ribotohen të përmirësuara. Është viti i tetë që teksti “Gjuha shqipe 3” përdoret në shkollë dhe asnjë prind, mësues apo fëmijë nuk është shqetësuar nga kopertina e tij. Ylberi është simbol fëminor dhe që në parashkollor fëmijët mësojnë ndarjen e ngjyrave, por dhe simboli i një dukurie aq të mrekullueshme të natyrës. Gjithashtu, përdoret edhe si simbol i ngjyrave të ndryshme të lëkurës, me anë të të cilit u shpjegohet fëmijëve se jemi të gjithë të veçantë dhe diskriminimi racor është shumë i gabuar. (Ka pjesë leximi për këtë temë). Sa për figurën e magjistarit në kopertinë (dhe magjistarët njihen për pelerinat e tyre ngjyra-ngjyra), kjo ka lidhje me një poezi, ku fëmija u lutet të gjithë magjistarëve të botës t’i falin një shkop magjik, me të cilin ai do të zhdukë lotët e vogëlushit të varfër, që ta gëzojë atë e t’ia mbushë jetën me ngjyra.

Interpretimet tendencioze dhe diskriminuese, sa më shumë përhapen në rrjete sociale dhe në medie, aq më shumë thellojnë krizën që po kalojmë si shoqëri duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve.

P.S Argumentet tona janë lehtësisht të verifikueshme me gjithë përmbajtjen e librit.

Postimi i plotë i deputetit Tritan Shehu:

Rregjim, qe tenton te deformoje edhe femijet!
Kopertina e tekstit zyrtar te “Gjuha Shqipe” per femijet, eshte nje insult cinik mbi femijet, zhvillimin, te ardhmen e vizionin e tyre per jeten dhe Familjen.
Ne nje tekst te tille, qe do te nderohej me figurat e Rilindasve tane, paraqitje grafike te etapave madhore te gjuhes shqipe si Kongresi i Manastirit etj, behet nje provokacion i rende ndaj “Gjuhes” e nxenesve te vegjel te saj.
Nje kopertine ndesh dhe me principet edukative te femijeve, qe kerkon te influencoje keq ne rrugen e jetes duke e deformuar ate e krijuar konfuzion.
Nje femije duket aty e mbi ate nje “burre” me mjeker i veshur me fustan ngjyrash “ylberi”, duke kercyer zbathur si grua!!!
Ketu nuk kemi te bejme me rastesi, por me nje strategji te rregjimit, te rrezikeshme Gender per orientimin seksual qe ne moshen e re feminore.
Me pasoja thellesisht negative ne te gjithe rritjen e femijes, komportamentin seksual te tij edhe mbas pubertetit.
E bazuar kjo mbi genjeshtra pseudo shkencore sipas te cilave zgjedhja seksuale qenka e para caktuar genetikisht, mashtrim ky!
Sepse nuk ka asnje demostrim genetik, asnje te dhene shkencore te vertetuar genetikisht, qe te vertetoje kete teze te komuniteteve LGBT etj.
Perkundrazi dihet qartesisht roli i ambjentit, edukimit normal e real mbi femijet per ecurine e me voneshme seksuale e te pergjitheshme te tyre.
Ketu kemi te bejme me ideologji anti familje te majta populiste, qe tentojne te shkaterroje per qellime te errta themelet e Jetes e Familjes prej nje burri e nje gruaje nen martese e me shprese femijet genetike apo adoptive ata.
Kjo si garanci e egzistences fizike, vlerave te shoqerise dhe femijeve vete.
“Institucione” sublime ato, qe mbrohen edhe nga ligjet tona.
Te tilla provokacione godasin jo vetem vlerat por dhe kontekstin e ligjeve tona.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.