“Legjionarët” gati për aventurën e radhës, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Ukrainë, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj titullarë

Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League. Kuqezinjtë

Shtator 7, 2024 - 19:50
 0
“Legjionarët” gati për aventurën e radhës, publikohen formacionet e sfidës Shqipëri-Ukrainë, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj titullarë

Shqipëria do të përballet me Ukrainën sonte në orën 20:45 në Pragë për ndeshjen e parë të Grupit B1 në Nations League.

Kuqezinjtë sfidojnë Ukrainën si pritëse në stadiumin neutral ‘Epet Arena’ për shkak të situatës në vendin e tyre.

Trajneri Sylvinho ka përzgjedhur 11 titullarët që do ta nisin nga minuta e parë sfidën e shumëpritur.

Sylvinho ka zgjedhur ta nisë këtë takim me Strakoshën në portë, Hysaj, Ismajli, Kumbulla dhe Mitaj në mbrojtje, Asllani, Ramadani, Laçi në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Drejtësia në këtë takim do të vendoset nga gjashtë portugezë, në krye Luis Godinho.

Formacionet zyrtre

/vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.