Mbytet 70-vjeçarja nga Kosova në Durrës

Një 70-vjeçare nga Kosova është mbytur në Durrës. Policia bën me dije se rreth orës 19:15, në lagjen nr.13 është gjetur në det,

Shtator 7, 2024 - 20:55
 0
Mbytet 70-vjeçarja nga Kosova në Durrës

Një 70-vjeçare nga Kosova është mbytur në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 19:15, në lagjen nr.13 është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ditën e sotme një tjetër turist nga Kosova u mbyt në Velipojë.

Sipas policissë, shtetasi me iniciale I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.  /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.