VIDEO/ Kievi godet me dron depon e municioneve në rajonin Voronezh të Rusisë

Ukraina goditi një depo municioni në rajonin e Voronezh të Rusisë gjatë natës me një dron, tha sot një burim ukrainas i sigurisë. Alexander

Shtator 7, 2024 - 23:00
 0
VIDEO/ Kievi godet me dron depon e municioneve në rajonin Voronezh të Rusisë

Ukraina goditi një depo municioni në rajonin e Voronezh të Rusisë gjatë natës me një dron, tha sot një burim ukrainas i sigurisë.

Alexander Gusev, guvernatori i Voronezh, tha për Telegram se objektet shpërthyen pas zjarrit në rrethin Ostrogozhsky.

Ai shtoi se nuk ka viktima, por është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në një pjesë të rajonit, me qindra njerëz që janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe një autostradë kryesore është mbyllur.

Burimi ukrainas, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Reuters se operacioni u krye nga SBU, shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës.

“Aktualisht në vendngjarje ka ende katër vatra zjarri, ndërsa vërehen shpërthime municionesh”, theksoi ai.

Burimi sqaroi se magazina ndodhet në fshatin Soldatskoye, i cili është rreth 130 kilometra nga zona më e afërt nën kontrollin ukrainas./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.