Sherr me thika në Greqi, plagoset rëndë shqiptari, dalin detajet e para

Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës rreth orës 21:00 të së shtunës. Sipas mediave greke, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është gjithashtu shtetas shqiptar. Sherri ndodhi në një lokal ku u përfshinë disa persona, […]

Shtator 8, 2024 - 10:20
 0
Sherr me thika në Greqi, plagoset rëndë shqiptari, dalin detajet e para

Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës rreth orës 21:00 të së shtunës.

Sipas mediave greke, policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është gjithashtu shtetas shqiptar.

Sherri ndodhi në një lokal ku u përfshinë disa persona, të cilët dyshohet që të jenë të gjithë shqiptarë, dhe më pas u zhvendos në rrugën jashtë lokalit.

30-vjeçari shqiptar është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe iu nënshtrua operacionit në spital. Gjendja e tij konsiderohet kritike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.