Netanjahu përballë popullit, 500 mijë njerëz në shesh kërkojnë lirimin e pengjeve

Mijëra njerëz dolën mbrëmjen e kaluar në rrugët e Izraelit për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe kundër kryeministrit Netanjahu, i cili sipas shumë prej tyre nuk ka bërë sa duhet për këtë çështje. Sipas organizatorëve, vetëm në Tel Aviv dolën në protestë mbi 500 mijë banorë, teksa protestohej në të njëjtën kohë […]

Shtator 8, 2024 - 10:35
 0
Netanjahu përballë popullit, 500 mijë njerëz në shesh kërkojnë lirimin e pengjeve

Mijëra njerëz dolën mbrëmjen e kaluar në rrugët e Izraelit për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe kundër kryeministrit Netanjahu, i cili sipas shumë prej tyre nuk ka bërë sa duhet për këtë çështje.

Sipas organizatorëve, vetëm në Tel Aviv dolën në protestë mbi 500 mijë banorë, teksa protestohej në të njëjtën kohë dhe në Jerusalem, Haifa dhe Kfar Saba, Beersheba, Netanya dhe Rishon Lezion.

Nëse shifrat vërtetohen atëherë kemi të bëjmë me tubimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Izrael, gjë që trondit në themel kryeministrin Netanjahu dhe qeverinë e tij dhe i detyron ata të shkojnë drejt një marrëveshje me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Incidente të vogla shoqëruan manifestimet në disa qytete, ku policia arrestoi dhjetëra protestues në Tel Aviv të cilët tentuan të bllokojnë hyrjen në autostradën e Ayalon.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.