E filmoi droni teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Një 68 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e së dielës nga policia e Shkodrës. Shtetasi Gj.K. u filmua disa javë më parë nga droni i policisë në zonën e fshatit Gashaj në Malësi të Madhe teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi të mbjella në një […]

Shtator 8, 2024 - 10:45
 0
E filmoi droni teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Një 68 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e së dielës nga policia e Shkodrës.

Shtetasi Gj.K. u filmua disa javë më parë nga droni i policisë në zonën e fshatit Gashaj në Malësi të Madhe teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi të mbjella në një parcelë.

Gjatë këtij operacioni policia asgjësoi 62 rrënjë kanabis, teksa 68 vjeçari Gj.K. ia doli të largohej.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.