Vriten tre izraelitë nga të shtënat me armë zjarri në një pikë kalimi midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor

Shërbimet e urgjencës izraelite njoftuan sot vdekjen e tre personave, të cilët u vranë në një sulm me armë në një nga pikat

Shtator 8, 2024 - 10:45
 0
Vriten tre izraelitë nga të shtënat me armë zjarri në një pikë kalimi midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor

Shërbimet e urgjencës izraelite njoftuan sot vdekjen e tre personave, të cilët u vranë në një sulm me armë në një nga pikat e kalimit midis Luginës së Jordanit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhe Jordanisë.

Vdekja e tre civilëve izraelitë në incidentin në fjalë u njoftua edhe nga ushtria izraelite, sipas së cilës një person i armatosur iu afrua urës Allenby me një kamion nga Jordania, doli nga automjeti dhe hapi zjarr.

“Personeli mjekësor dhe gjetën tre burra rreth të 50-tave të vdekur me plagë me armë zjarri”, thanë shërbimet në një deklaratë të menjëhershme.

Policia izraelite tha në një deklaratë të veçantë se një sulmues ishte “neutralizuar”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.