U arrestua nga RENEA në Nikël pasi akuzohet për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO merr vendimin për Marklen Hakën

GJKKO ka lënë në burg Marklen Hakën. Në seancën me dyer të mbyllura, Haka ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në atentatin

Shtator 8, 2024 - 12:00
 0
U arrestua nga RENEA në Nikël pasi akuzohet për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO merr vendimin për Marklen Hakën

GJKKO ka lënë në burg Marklen Hakën.

Në seancën me dyer të mbyllura, Haka ka pretenduar se nuk ka marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit në vitin 2020, teksa ka shtuar se në atë kohë ai ka qenë jashtë shtetit.

Ai gjithashtu ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e prokurorisë dhe nuk ka patur në përdorim telefon me aplikacionin Sky.

Haka u arrestua në datën 6 shtator nga forcat RENEA në Nikël.

Kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.

Ai ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.  Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.