Shqipëria përmbys Ukrainën, kuqezinjtë fitojnë 2 me 1, Gjeorgjia shpartallon Çekinë

Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të ligës së kombeve. Kuqezinjtë fituan kundër Ukrainës në transfertë

Shtator 8, 2024 - 13:30
 0
Shqipëria përmbys Ukrainën, kuqezinjtë fitojnë 2 me 1, Gjeorgjia shpartallon Çekinë

Shqipëria e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të ligës së kombeve. Kuqezinjtë fituan kundër Ukrainës në transfertë 2 me 1 me përmbysje. Në duelin e luajtur në Çeki për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, përfaqësuesja jonë luajti më mirë sesa kundërshtari ne të gjitha aspektet.

Kjo u pa që në pjesën e parë kur ndërtuam dhe nuk shfrytëzuam disa mundësi shënimi me Laçin, Manajn,  Asllanin dhe Asanin. Ukrainasit u kujtuan të na rrezikonin vetëm në fund të pjesës së parë. Ata përfituan në nisje të së dytë nga një vendosje e jona e gabuar dhe shënuan me anë të Konoplia.

Por gëzimi ukrainas zgjati vetëm 4 minuta pasi në zhvillimet e një goditje nga këndi ishte Ismajli që barazoi. Ismajli bën heroin pak çaste më vonë ne një rast të rivalëve dhe i afrohet  gjithashtu një goli me kokë.

Megjithatë avantazhi dhe përmbysja do të vij përmes dyshes Manaj-Asani. I pari në një mbrëmje magjike shërben nga e majta dhe Asani nuk gabon me të majtën. Në vazhdim rastin më të mirë për trefishim e pati Manaj, ndërsa Ukraina bëri shumë pak për të merituar më tepër se humbja. Në datë 10 në Tirana presim Gjeorgjinë e cila e nisi fort ligën e kombeve duke mundur 4 me 1 në shtëpi Çekinë. Kvaratshkelia, Çakvetadze,  Mikautadze dhe Kocorazhvili ishin autorë të golave./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.