Vrasja e Valter Fierzës për parkimin e makinave, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në lidhje me vrasjen e Valter Fierzës një vit më parë në fshation Hot i ri në Shkodër. Në pranga ra 39-vjeçari Enton Dushaj ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg për veprat penale përkrahje e autorit të krimit, moskallëzim krimi dhe prodhim e shitje e narkotikëve. 33-vjeçari […]

Shtator 8, 2024 - 14:10
 0
Vrasja e Valter Fierzës për parkimin e makinave, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në lidhje me vrasjen e Valter Fierzës një vit më parë në fshation Hot i ri në Shkodër.

Në pranga ra 39-vjeçari Enton Dushaj ndaj të cilit ka masë sigurie arrest në burg për veprat penale përkrahje e autorit të krimit, moskallëzim krimi dhe prodhim e shitje e narkotikëve.

33-vjeçari Valter Fierza u vra pas një debati afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.

Ishin familjarët e viktimës, ata të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar u largua në drejtim të paditur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.