“Po, e kam patur të dashur burrin e Marielës”, Klea Prenga pranon lidhjen dhe kërkon të prangosen motrat Berisha

Një ngjarje e rëndë u bë publike pak ditë më parë nga modelja, Klea Prenga, e cila denoncoi dhunën barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan ndaj saj. Klea Prenga edhe një herë ka sqaruar se nuk janë të vërteta lajmet që qarkullojnë se motrat Berisha e kanë sulmuar se ajo ishte e lidhur […]

Shtator 8, 2024 - 14:15
 0
“Po, e kam patur të dashur burrin e Marielës”, Klea Prenga pranon lidhjen dhe kërkon të prangosen motrat Berisha

Një ngjarje e rëndë u bë publike pak ditë më parë nga modelja, Klea Prenga, e cila denoncoi dhunën barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan ndaj saj.

Klea Prenga edhe një herë ka sqaruar se nuk janë të vërteta lajmet që qarkullojnë se motrat Berisha e kanë sulmuar se ajo ishte e lidhur me partnerin e Marielës.

Modelja me anë të një postimi sqaron se ajo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e Marielës me partnerin, me të cilin ka dhe një fëmijë. Por që lidhja e tyre kishte nisur pasi çifti ishte ndarë dhe nuk i lidhte më asgjë, veç fëmijës që kishin bashkë.

Prega i ka bërë thirrje autoriteteve që personat që e dhunuan të ndëshkohen, teksa ka kërkuar edhe mbrojtje nga shteti.

Reagimi i plotë:

Sqarim: Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme.

Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.