Njihuni me njeriun e mirë nga Pogradeci, që dhuron ambulanca dhe ndërton qendra për pensionistët me paratë e tij

Ky është Nesim Pere, një pogradecar i cili jeton prej vitesh emigrant në Itali. Këtë vit teksa është kthyer për pushimet e verës ai u angazhua që të ndërtonte një qendër ditore për pensionistët e lagjes së tij. Nesimi e ka ndërtuar të gjithë këtë qendër me shpenzimet e tij personale ndërsa thotë se ajo […]

Shtator 8, 2024 - 15:10
 0
Njihuni me njeriun e mirë nga Pogradeci, që dhuron ambulanca dhe ndërton qendra për pensionistët me paratë e tij

Ky është Nesim Pere, një pogradecar i cili jeton prej vitesh emigrant në Itali. Këtë vit teksa është kthyer për pushimet e verës ai u angazhua që të ndërtonte një qendër ditore për pensionistët e lagjes së tij.

Nesimi e ka ndërtuar të gjithë këtë qendër me shpenzimet e tij personale ndërsa thotë se ajo nuk do të shërbejë vetëm për verën por edhe për dimrin.

Pensionistët e lagjes “Kala” të cilët deri qëndronin ku të mundnin ose duhet të dilnin në qendër të qytetit për të luajtur domino dhe kaluar kohën, shprehen mirënjohës për gjestin e Nesimit.

Duket se kjo nuk është bamirësia e parë që familja e Nesim Peres realizon, më herët ai ka dhuruar një ambulancë për spitalin dhe një tjetër do ta dhurojë këto ditë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.