“E njihja mirë”/Trump ofendohet nga Putin që mbështeti Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump tha se është ofenduar nga mbështetja zyrtare që presidenti rus Vladimir Putin dha për rivalin e tij demokrate, zëvendëspresidenten Kamala Harris. Republikani gjithashtu kritikoi faktin që Rusia po shndërrohet në një kryefjalë të këtyre zgjedhjeve presidenciale. “Sulmi i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë. E njihja Putinin. E njihja mirë atë. […]

Shtator 8, 2024 - 15:40
 0
“E njihja mirë”/Trump ofendohet nga Putin që mbështeti Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump tha se është ofenduar nga mbështetja zyrtare që presidenti rus Vladimir Putin dha për rivalin e tij demokrate, zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Republikani gjithashtu kritikoi faktin që Rusia po shndërrohet në një kryefjalë të këtyre zgjedhjeve presidenciale.

“Sulmi i Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë. E njihja Putinin. E njihja mirë atë. Ju e dini, ai mbështeti Kamalën. Unë jam ofenduar nga kjo. Pyes pse ai mbështeti Kamalën. Ai është një lojtar shahu. Kongresmen, a duhet të mërzitem unë nga kjo? E bëri duke buzëqeshur? Askush nuk e di, ata janë 19 hapa para nesh. Por askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë në histori se sa Trump… Prokurori i përgjithshëm, njoftoi se po heton për Rusinë. Unë thashë menjëherë ja nisën sërish me Rusi, Rusi, Rusi. Ata nuk shohin Kinën, apo Iranin. Thonë vetëm Rusia. Nuk e di se çfarë fiksimi kanë me Rusinë e gjorë”, u shpreh Trump.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.