Gjykata “kyç” në qeli Marklen Hakën, “i forti” i Niklës mohon akuzat për atentatin ndaj Durim Bamit

“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Posaçme si masë sigurie për Marklen Hakën. Një nga emrat më të njohur të botës së krimit,

Shtator 8, 2024 - 15:50
 0
Gjykata “kyç” në qeli Marklen Hakën, “i forti” i Niklës mohon akuzat për atentatin ndaj Durim Bamit

“Arrest me burg” vendosi Gjykata e Posaçme si masë sigurie për Marklen Hakën. Një nga emrat më të njohur të botës së krimit, Haka ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, ndërsa u arrestua nga policia në zonën e Niklës.

Marklen Haka ishte në kërkim për dosjen “Revanshi” nga SPAK dhe akuzohet për tentativë vrasje ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve i akuzuari gjatë seancës për verifikimin e masës së sigurisë ka thënë se nuk ka marrë pjesë në atentatin e Durim Bamit në 2020. Sipas tij në atë kohë ka qenë jashtë vendit, ndërsa mohoi gjithashtu të ketë përdorur aplikacionin SKY ECC.

Dy ditë më parë 33-vjeçari pjesë e ‘Bandës së Niklës’  u kap në oborrin e një banesë private, teksa po përpiqej që të largohej pasi kuptoi që ishte rrethuar nga RENEA.

Haka është akuzuar më herët edhe për atentatet dhe ekzekutimin e Gentian Bejtja. Prej disa kohësh Haka ishte fshehur në Dubai, por ishte kthyer sërish në Shqipëri.

Përplasjet mes Marklen Hakës, Durim Bamit dhe Gentjan Bejtjas janë të hershme, të pasuara me disa atentate dhe ngjarje të rënda.

Haka i ka shpëtuar atentateve ku ka mbetur i plagosur. Ne atë ngjarje u vra halla e tij, Shpresa Basha. Autorët zbrazën 100 plumba. Motiv besohej se ishin konfliktet mes bandës së përçarë të Niklës, ku bënin pjesë Durim Bami dhe Gentjan Bejtja.

Edhe në vitin 2022, Haka i shpëtoi për mrekulli një atentati ku mbeti sërish i plagosur. Ai u qëllua me një plumb në nofull  dhe u dërguar menjëherë në spital.

Në dosjen Revanshi, Haka dyshohet si një nga personat që donte të eliminonte Durim Bamin, ndërkohë që edhe vrasjen e Gentian Bejtjas Haka ishte një nga personat e dyshuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.