“Po fitoi Harris zhduket Izraeli”, Trump akuza ndaj kandidates demokrate për presidente

Përpara mbështetësve të tij në Wiscons kandidati republikan për president, Donald Trump theksoi se Izraeli nuk do të ekzistojë më, nëse Kamala Harris

Shtator 8, 2024 - 15:50
 0
“Po fitoi Harris zhduket Izraeli”, Trump akuza ndaj kandidates demokrate për presidente

Përpara mbështetësve të tij në Wiscons kandidati republikan për president, Donald Trump theksoi se Izraeli nuk do të ekzistojë më, nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet

“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me Kamala Harris në krye të Shteteve të Bashkuara, do të dënohet. Izraeli do të zhduket. Në një vit, dy vjet. Izraeli nuk do të ekzistojë më. E mira që dua për ne është të fitojmë, sepse përndryshe do të keni probleme siç nuk i kemi pasur kurrë më parë. Mund të jenë zgjedhjet tona të fundit”.

Sakaq ish-presidenti amerikan bëri një koment edhe për kreun e Kremlinit Vladimir Putin pas  shprehjes së  mbështetjes së tij  për Kamala Harris .

“Putin mbështeti Kamalën, dhe unë nuk e dija se çfarë supozohej të bëja, ta telefonoja dhe t’i thosha, ‘Faleminderit shumë. Unë e vlerësoj. Nuk  di saktësisht se çfarë të them për këtë. Nuk e di nëse jam fyer apo nëse ai më ka bërë një nder.” 

Trump dhe Harris po përgatiten për debatin e tyre të parë, i cili do të zhvillohet të martën në Filadelfia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.