Pragë, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague. Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u […]

Shtator 8, 2024 - 17:35
 0
Pragë, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike.

Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Shqipëria do të mbyllë të hënën përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë.

Ndeshja do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin Arena Kombëtare. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur. (

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.