“Më vjen turp nga këta qumështorë”, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh

Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës ka shpërthyer ndaj verdhebluve pas humbjes 2-1 përballë Shqipërisë në Pragë, ndehsje e vlefshme për National league. Jozsef

Shtator 8, 2024 - 19:25
 0
“Më vjen turp nga këta qumështorë”, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh

Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës ka shpërthyer ndaj verdhebluve pas humbjes 2-1 përballë Shqipërisë në Pragë, ndehsje e vlefshme për National league.

Jozsef Szabo i ka cilësuar “qumështorë” disa prej lojtarëve të Ukrainës, duke thënë se ata me atë paraqitje nuk do të mund të transferohen në skuadra të mëdha.

Sipas tij edhe ndaj Çekisë nuk pret asgjë të re, pasi çekët kanë një skuadër edhe më të fortë se Shqipëria.

Jozsef Szabo, ish-trajner i Ukrainës

Më vjen turp dhe me dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Vija para dhe mbrapa gjysmën e natës, i shqetësuar. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje. Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll. Dje Tsigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët? Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas? Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne. Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”. Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Europë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria. Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”, u shpreh ish-trajneri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.