Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Teksa piku i sezonit turistik konsiderohet i mbyllur, në një bilanc paraprak, ministria përgjegjëse konfirmon rritjen e sektorit, por me një veçanti për këtë sezon. Vilma Bello, numri 2 i ministrisë thotë se 2023, 2024 madje dhe 2025 do të quhen vite të Shqipërisë turistike. “Shifrat më të fundit të INSTAT konfirmojë rritje të sektorit. […]

Shtator 8, 2024 - 20:55
 0
Sezoni 2024, Ministria e Turizmit: Kemi një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj

Teksa piku i sezonit turistik konsiderohet i mbyllur, në një bilanc paraprak, ministria përgjegjëse konfirmon rritjen e sektorit, por me një veçanti për këtë sezon. Vilma Bello, numri 2 i ministrisë thotë se 2023, 2024 madje dhe 2025 do të quhen vite të Shqipërisë turistike.

“Shifrat më të fundit të INSTAT konfirmojë rritje të sektorit. Nuk kemi surpriza si një vit më parë, por kemi një rritje të qëndrueshme që është edhe më e rëndësishme. Mund të them se 2023, 2024 madje dhe 2025 mund të konsiderohet vitet e Shqipërisë turistike. Por këtë sezon nuk kemi patur vetëm turizëm bregdetar. Kemi një ripëshpërndarje të turistëve. Si 7-mujor janë 91 mijë turistë që kanë vizituar alpet, një shifër kjo e pahasur më parë“, – tha Bello në Vizion Plus.

Bello evidentoi edhe një risi të këtij sezoni, sipas të dhënave që pritet të zyrtarizohen ka një rritje të net qëndrimeve të turistëve të huaj në vendin tonë.

Nga të dhënat tona paraprake na rezulton se ka një rritje me 35% të netqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri. Ndërsa kapacitetet e apartamenteve individuale që jepen me qira kanë qenë të rezervuara për muaj të tërë. Ky është një tregues i turistit që nuk shpenzon shumë në vendin tonë.

Të dhënat e muajit korrik konfirmuan se në vendin tonë hynë 1.8 milionë vizitorë të huaj, një shifër kjo 2.7% më e lartë se korrik 2023. Ndërsa si 7-mujor kanë 6.3 milionë shtetas të huaj apo 25% më shumë se një vit më parë. Mbetet për tu konfirmuar edhe të dhënat e muajit gusht për kuptuar të plotë sezonin e pikut turistik në vendin tonë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.