Gjermania ngre alarmin për “Arinjtë e hirtë”, sulm kibernetik rus ndaj vendeve të NATO-s dhe BE-së

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar së fundmi se një grup hakerësh që i përket Njësisë 29155 të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër vendeve të NATO-s dhe BE-së. Në një postim të bërë herët në mëngjes në platformën ‘X’, shërbimi gjerman theksoi se në bashkëpunim […]

Shtator 9, 2024 - 10:05
 0
Gjermania ngre alarmin për “Arinjtë e hirtë”, sulm kibernetik rus ndaj vendeve të NATO-s dhe BE-së

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar së fundmi se një grup hakerësh që i përket Njësisë 29155 të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) ka ndërmarrë sulme kibernetike kundër vendeve të NATO-s dhe BE-së.

Në një postim të bërë herët në mëngjes në platformën ‘X’, shërbimi gjerman theksoi se në bashkëpunim me FBI, Agjencinë Amerikane të Sigurisë Kibernetike (CISA), Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, po lëshojnë një paralajmërim për këtë grup, të njohur si UNC2589.

Paralajmërimi vjen në një kohë shqetësimi në Evropë për hakerat dhe spiunët rusë, veçanërisht pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, shkruan A2.

Në fillim të këtij viti, Berlini akuzoi Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që synojnë socialdemokratët (SDP), si dhe kompanitë në sektorët e mbrojtjes, hapësirës ajrore, logjistikës dhe IT, raporton A2.

Në paralajmërimin e saj, agjencia gjermane vuri në dukje se grupi, i njohur gjithashtu si Cadet Blizzard ose Ember Bear, angazhohet në aktivitete spiunazhi dhe sabotimi në të cilat shpesh publikon të dhëna të vjedhura ose prish faqet e internetit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.