“Asani as këpucët s’mund t’ia lidhë Zhegrovës”/ Ish-futbollisti: Kosova është më lart se Shqipëria

Ish-futbollisti Blendi Memaj, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku hedh poshtë krejtësisht cilësitë e Jasir Asanit. I ftuar në emisonin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës. Memaj thotë se Asani nuk është aspak në cilësitë e Zhegrovës, duke […]

Shtator 9, 2024 - 19:05
 0
“Asani as këpucët s’mund t’ia lidhë Zhegrovës”/ Ish-futbollisti: Kosova është më lart se Shqipëria

Ish-futbollisti Blendi Memaj, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku hedh poshtë krejtësisht cilësitë e Jasir Asanit. I ftuar në emisonin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës.

Memaj thotë se Asani nuk është aspak në cilësitë e Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi nga Shkupi nuk mundet që as këpucët t’ja lidhë atij të Lille. Gjithashtu, analisti shton se Kosova është më lart se Shqipëria përsa i përket individualitetit.

“Nëse sot e bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën… as këpucët s’mund t’ja lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.