Vatra të reja zjarri në jugperëndim të SHBA-së, evakuohen 20 mijë njerëz

Temperaturat e larta në SHBA-në Jugperëndimore kanë shkaktuar vatra të reja zjarri, kryesisht në Kaliforni dhe Nevada. Si pasojë dhjetëra mijëra banorë janë

Shtator 9, 2024 - 20:20
 0
Vatra të reja zjarri në jugperëndim të SHBA-së, evakuohen 20 mijë njerëz

Temperaturat e larta në SHBA-në Jugperëndimore kanë shkaktuar vatra të reja zjarri, kryesisht në Kaliforni dhe Nevada.

Si pasojë dhjetëra mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Rreth 20,000 njerëz tashmë janë evakuar pasi zjarri vazhdon të rritet në Nevada, zjarri Davis vazhdon të përshpejtohet , duke shkrumbuar 6500 hektarë.

“Agjencitë shtetërore po punojnë me zell për të mbështetur partnerët lokalë’’, tha Lombardo në X.

Evakuimet janë bërë gjithashtu në Pyllin Kombëtar të Angelos, ku zjarret po zgjerohen me shpejtësi në 800 hektarë me zero kontroll.

Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të rrezikshme në pjesën më të madhe të rajonit, pasi temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të zjarreve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.