NATIONAL LEAGUE/ Kosova “poker” përballë Qipros, Dardanët lënë pas krizën e brendshme

Kosova ka lënë pas humbjen zhgënjyese me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten që lamë pas, duke fituar me razultatin e thellë

Shtator 9, 2024 - 21:20
 0
NATIONAL LEAGUE/ Kosova “poker” përballë Qipros, Dardanët lënë pas krizën e brendshme

Kosova ka lënë pas humbjen zhgënjyese me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” të premten që lamë pas, duke fituar me razultatin e thellë 4-0 përballë Qipros në “AEK Arena”.

Dardanët zhvilluan një lojë mjaft të bukur, duke treguar në këtë sfidë se nuk kanë probleme të brendshme.
Serinë e golave e hapi bomberi Vedat Muriqi, i cili shënoi në minutën e tetë nga penalltia ndërsa në minutën e 21 dyfishoi shifrat pas asistit të Donat Rrudhanit.

Me rezultatin 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në pjesën e dytë Dardanët do të shënonin edhe dy gola të tjerë.

Albion Rrahmani shënon në minutën e 48-të pas asistimit të Milot Rashicës dhe Lumbardh Dellova gjashtë minuta më vonë, pas asistimit tjetër të Rrudhanit.

Fitorja e sotme është e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në kohën kur ajo ndodhet në krizë pas përjashtimit të tre lojtarëve nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullave.

Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, ndërsa udhëheq Rumania.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.