Vrau gruan duke e djegur me benzinë, vdes pas pak ditësh autori

Partneri i cili leu me benzinë ​​dhe i vuri flakën atletes nga Uganda, Rebecca Cheptegei ka vdekur si pasojë e plagëve të marra

Shtator 10, 2024 - 10:30
 0
Vrau gruan duke e djegur me benzinë, vdes pas pak ditësh autori

Partneri i cili leu me benzinë ​​dhe i vuri flakën atletes nga Uganda, Rebecca Cheptegei ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi fastal.

Rreth një javë më parë, atletja nga nga Uganda, Rebecca Cheptegei humbi jetën pasi nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra nga sulmi makabër i të dashurit të saj.

Endiema gjithashtu pësoi djegie të konsiderueshme dhe u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital, ku policia keniane tha se ai do të ndalohej pasi të ishte shëruar mjaftueshëm nga plagët e tij.

Megjithatë, zyrtarët në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi konfirmuan këtë mëngjes se Entiema gjithashtu iu nënshtrua plagëve të tij mbrëmë vonë, sipas gazetës keniane The Star.
Babai i atletes, Joseph Cheptegei kishte deklaruar pas vrasjes së vajzës së tij se ajo dhe ish-partneri i saj po ziheshin për një rast që përfshinte tokën e saj në Entebe pak para sulmit të tmerrshëm.

Cheptegei, e cila ishte vetëm 33 vjeç, pësoi djegie të rënda në 80% të trupit të saj pas sulmit. Ajo u dërgua menjëherë në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit ku mjekët u përpoqën ta stabilizonin.

Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, drejtori i spitalit, Dr. Oëen Menach, konfirmoi javën e kaluar se atleti nuk mbijetoi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.