Trajneri i Gjeorgjisë s’i trembet 22 mijë shqiptarëve: Motiv shtesë dhe për lojtarët tanë

Trajneri i kombëtares së Gjeorgjisë, Willy Sagnol, vlerësoi maksimalisht një kundërshtar si Shqipëria, ndërsa shtoi se stadiumi i mbushur nuk do të jetë një problem për ata. Përkundrazi, tekniku tregoi se Arena Kombëtare me kapacitet të plotë është një shtysë për te dyja skuadrat që të japin maksimumin. Gjeorgjia vjen me një grup të kompletuar, […]

Shtator 10, 2024 - 14:00
 0
Trajneri i Gjeorgjisë s’i trembet 22 mijë shqiptarëve: Motiv shtesë dhe për lojtarët tanë

Trajneri i kombëtares së Gjeorgjisë, Willy Sagnol, vlerësoi maksimalisht një kundërshtar si Shqipëria, ndërsa shtoi se stadiumi i mbushur nuk do të jetë një problem për ata.

Përkundrazi, tekniku tregoi se Arena Kombëtare me kapacitet të plotë është një shtysë për te dyja skuadrat që të japin maksimumin. Gjeorgjia vjen me një grup të kompletuar, pa mungesa dhe është gati për takimin në mbrëmje.

“E dimë që përballemi me një ekip shumë të fortë, që ka një atmosferë të shkëlqyer në stadium dhe se do të luajmë në një ambient të vështirë. Ky është një motiv shtesë për lojtarët për të luajtur vigjilent. Dy vite më parë e përfunduam 0-0 miqësoren me Shqipërinë dhe e studiuam mirë kundërshtarin. Ne do të përpiqemi të tregojmë futboll të tillë dhe të luajmë me aq përqendrim, siç ia dolëm të bëjmë kundër kombëtares çeke në Tbilisi. Pavarësisht rezultatit, nuk mund të them se patëm një ndeshje të lehtë kundër Republikës Çeke, vetëm se lojtarët treguan lojën e tyre më të mirë. Kur një ekip fiton, është shumë më e lehtë të vlerësohet. Mendoj se ka shumë gjëra të përbashkëta mes nesh dhe kombëtares shqiptare”, tha trajneri i Gjeorgjisë para sfidës ndaj Shqipërisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.