Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

Gati 2 miliardë euro në 6 muaj. Kaq para’ shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me janar-qershorin e një viti më parë, shpenzimet e pushuesve të huaj janë zgjeruar me 395 milionë euro ose 25.4 për qind. “Të […]

Shtator 10, 2024 - 15:45
 0
Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

Gati 2 miliardë euro në 6 muaj. Kaq para’ shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me janar-qershorin e një viti më parë, shpenzimet e pushuesve të huaj janë zgjeruar me 395 milionë euro ose 25.4 për qind.

Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

“Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, thotë për Blerina Ago, eksperte e turizmit.

Në gjysmën e parë të vitit, vendin e vizituan gjithsej rreth 4.5 milionë të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar më pak se 429 euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.

Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

“Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, thotë Ago për A2 CNN.

Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pohojnë dhe pranojnë edhe ky çift pushuesish italianë. “Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, thonë turistët për mikrofonin e A2 CNN.

Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se në gjysmën e parë të vitit, shqiptarët kanë shpenzuar rreth 1.2 milionë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me janar-qershorin e një viti më parë, shifra është rritur me 232 milionë euro ose 23.7 për qind.

Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

“Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, thotë për A2 CNN, Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 329 euro. Kjo shifër është rreth 100 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri.

Sa shpenzojnë turistët e huaj në Shqipëri?

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.