Reshje shiu dhe breshër në Greqi, dëme të mëdha në energjinë elektrike

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar shumë probleme në Korfuzë të Greqisë. Si pasojë e motit të keq, rrufetë kanë sjell dëme

Shtator 10, 2024 - 16:45
 0
Reshje shiu dhe breshër në Greqi, dëme të mëdha në energjinë elektrike

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar shumë probleme në Korfuzë të Greqisë.

Si pasojë e motit të keq, rrufetë kanë sjell dëme të mëdha në energjinë elektrike. Siç raportojnë mediet greke, rreth 165 ton ujë për hektar kanë rënë gjatë shiut mëngjesin e kësaj të marte.

Shirat e dendur dhe moti i keq kanë ndikuar në turizëm.

Ndërkohë ditën e djeshmë, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkohë shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.