Viti i ri shkollor, AKU verifikon shitësit e ushqimit pranë shkollave
Fillimi i vitit të ri shkollor është shoqëruar edhe me rritjen e kontrolleve në subjektet tregtare afër tyre për cilësinë e produkteve ushqimore që tregtojnë. Kontrollet për të shmangur çdo problematikë për shëndetin e nxënësve të shkollave pritet të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator Sakaq në brendësi të shkollave nuk do të lejohen më subjekte […]
Fillimi i vitit të ri shkollor është shoqëruar edhe me rritjen e kontrolleve në subjektet tregtare afër tyre për cilësinë e produkteve ushqimore që tregtojnë.
Kontrollet për të shmangur çdo problematikë për shëndetin e nxënësve të shkollave pritet të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator
Sakaq në brendësi të shkollave nuk do të lejohen më subjekte që tregtojnë ushqime apo produkte të tjera. Të gjitha shkollat në Vlorë, sipas AKU-së do të monitorohen vazhdimisht nga grupe kontrolli
Pritet që përgjatë gjithë muajit shtator 6 grupe kontrolli të AKU-së, të vijojnë punën në të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës.
What's Your Reaction?