Nis në Air Albania sfida Shqipëri – Gjeorgji, tifozët kuqezi mbushin stadiumin

Ka nisur në Air Albania ndeshja Shqipëri – Gjeorgji me topin e parë shkelmuar nga miqtë. Kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të rishkruajnë historinë, pasi njëjtë si kundër Çekisë, Polonisë apo edhe Ukrainës (ndeshjet e shkuara), kanë statistika negative dhe kundër Gjeorgjisë. Tanimë në UEFA është dorëzuar edhe lista me 23 emrat që Sylvinho do ketë […]

Shtator 10, 2024 - 21:10
 0
Nis në Air Albania sfida Shqipëri – Gjeorgji, tifozët kuqezi mbushin stadiumin

Ka nisur në Air Albania ndeshja Shqipëri – Gjeorgji me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos kërkojnë të rishkruajnë historinë, pasi njëjtë si kundër Çekisë, Polonisë apo edhe Ukrainës (ndeshjet e shkuara), kanë statistika negative dhe kundër Gjeorgjisë. Tanimë në UEFA është dorëzuar edhe lista me 23 emrat që Sylvinho do ketë gati, ku Agim Zeka ka mbetur sërish jashtë. Edhe në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, sulmuesi i Partizanit mbeti jashtë.

Prej orës 16:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranës, qindra tifozë të Kombëtares janë mbledhur dhe po e presin me padurin orës 20:45 për nisjen e duelit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Me flakadanë dhe këngë patriotike, tifozët kanë ndezur dhe skuqur kryeqytetin, duke shkuar për në stadium.

Statistikat kundër Gjeorgjisë

Në 15 përballje Shqipëria fituar ka vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim. Fatsjellëse janë sfidat e zhvilluara në vendin tonë, pasi të tre fitoret kuqezi janë koleksionuar në përballjet e Tiranës.

Edhe bilanci i golave flet në favor të kundërshtarëve të sotëm. Në portën kuqezi janë realizuar 23 gola, kundrejt 13 të Shqipërisë. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.

Kujtojmë se sfida e sotme luhet nën një atmosferë të zjarrtë, pasi janë shitur të gjitha biletat dhe më shumë se 21 mijë zemra kuqezi do jenë në stadium dhe miliona në mbarë botën.

Për një rezultat të mirë flasin edhe statistikat e Sylvinhos, që nuk ka asnjë humbje në ndeshjet e luajtura në “Air Albania” me kuqezinjtë. Kombëtarja duhet të ruajë të paprekur fortesën, teksa në fushë lojtarët futen për fitore.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho

Gjeorgjia (3-5-2): Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze Trajner: Ëilly Sagnol

Situata në Grupin B1:

Liga B, Grupi 1
1. Gjeorgjia 3 pikë (4:1)
2. Shqipëria 3 pikë (2:1)
3. Ukraina 0 pikë (1:2)
4. Çekia 0 pikë (1:4)

Ndeshjet e dyta në grup:
-Shqipëri-Gjeorgji 20:45 , data: 10.09.2024
-Çeki-Ukrainë, ora 20:45 , data: 10.09.2024

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.