Nuk ia dalim dot/Kuqezinjtë mposhten 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”, me sfidën që vlente për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Një supergol nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi ndeshjen, me kuqezinjtë tanë që nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Mamardashvili. Pas fitores me Ukrainën […]

Shtator 10, 2024 - 22:55
 0
Nuk ia dalim dot/Kuqezinjtë mposhten 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 0-1 nga Gjeorgjia në “Air Albania”, me sfidën që vlente për raundin e dytë të ndeshjeve në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Një supergol nga Kochorashvili në minutën e 71-të vendosi ndeshjen, me kuqezinjtë tanë që nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Mamardashvili.

Pas fitores me Ukrainën tre ditë më parë, Kombëtarja merr një humbje në shtëpi. Kjo është humbja e parë në epokën Sylvinho në “Air Albania”.

Gjerogjia mban vendin e parë me 6 pikë të plotë, në vend të dytë Shqipëria me pikë të barabarta me Çekinë por me golavarzh më të mirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.