Çmimet/ E doni Iphone-n e ri të serisë 16?! Ja sa do ju kushtojë!

Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kryesore në krahasim me modelet e prezantuara vitin e kaluar, shkruan Bloomberg. iPhone 16, 16 Plus dhe Pro ofrohen në variante me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtëse. Pro Maxi nuk ka version 128 GB. Por iPhone 16 Pro […]

Shtator 11, 2024 - 11:15
 0
Çmimet/ E doni Iphone-n e ri të serisë 16?! Ja sa do ju kushtojë!

Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kryesore në krahasim me modelet e prezantuara vitin e kaluar, shkruan Bloomberg.

iPhone 16, 16 Plus dhe Pro ofrohen në variante me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB hapësirë ​​ruajtëse. Pro Maxi nuk ka version 128 GB.

Në Gjermani, iPhone 16 ka çmim fillestar prej 949 eurosh, iPhone 16 Plus kushton 1.099 euro, iPhone 16 Pro kushton 1.199 euro, ndërsa iPhone 16 Pro Max ka çmim prej 1.449 euro. Çmimet në të gjithë Evropën janë të ngjashme me ato të Gjermanisë.

Apple ka konfirmuar se para-porositë për modelet e reja të iPhone 16 nisin më 13 shtator, ndërsa do të jenë të disponueshme në treg nga 20 shtatori.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.