Plagosi me thikë 35-vjeçarin, arrestohet shqiptari në Greqi

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Ai dyshohet se është autori i goditjes me thikë të 35-vjeçarit. Sipas

Shtator 11, 2024 - 17:05
 0
Plagosi me thikë 35-vjeçarin, arrestohet shqiptari në Greqi

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke.

Ai dyshohet se është autori i goditjes me thikë të 35-vjeçarit. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Ai është dorëzuar mëngjesin e ditën së sotme në policinë e Irakleos i shoqëruar nga një avokat.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse shqiptari ka sulmuar me thhikë 35-vjeçarin.

35-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka një të kaluar të pasur kriminale, ndodhet ende i shtruar në spital. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.