Ndërron jetë një grua në Vlorë, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një gruaje, rreth 70 vjeçe, është gjetur në breg të detit pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë pasditen e së mërkurës. Policia bën të ditur se nga të dhënat e para, dyshohet se e moshuara mund të ketë pësuar arrest kardiak në det, shkruan A2 CNN. “Sot, në lagjen “Uji i […]

Shtator 11, 2024 - 20:55
 0
Ndërron jetë një grua në Vlorë, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një gruaje, rreth 70 vjeçe, është gjetur në breg të detit pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë pasditen e së mërkurës.

Policia bën të ditur se nga të dhënat e para, dyshohet se e moshuara mund të ketë pësuar arrest kardiak në det, shkruan A2 CNN.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.