VIDEO / Momente paniku në Rinas, indiani hap derën e avionit dhe tenton të hidhet, pamje të rënda

Një indian që po deportohej nga Shqipëria drejt Indisë, shkaktoi jo pak panik, të martën rreth orës 20:00. Ai është munduar të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet, por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset. Stafi i […]

Shtator 12, 2024 - 08:15
 0
VIDEO / Momente paniku në Rinas, indiani hap derën e avionit dhe tenton të hidhet, pamje të rënda

Një indian që po deportohej nga Shqipëria drejt Indisë, shkaktoi jo pak panik, të martën rreth orës 20:00.

Ai është munduar të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet, por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset.

Stafi i stjuardesëve ka vepruar në mënyrë të shpejtë.

Siç shihet në video personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet tek kabina.

Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.