Kinezët zbarkojnë në Shqipëri për të bërë para me kumar dhe prostitucion, arrestohen në Rinas

Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas kinezë në Rinas në kuadër të operacionit “Electronics”. Sipas njoftimit të policissë, të tre këta shtetas

Shtator 12, 2024 - 12:05
 0
Kinezët zbarkojnë në Shqipëri për të bërë para me kumar dhe prostitucion, arrestohen në Rinas

Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas kinezë në Rinas në kuadër të operacionit “Electronics”.

Sipas njoftimit të policissë, të tre këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

Në pranga janë vënë N. X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.

Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri.

Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.