“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”/ Lindi foshnjën në qendrën shëndetësore të fshatit, 16-vjeçarja u tregon policëve foton e babait të fëmijës, 31-vjeçari…

Një vajze e mitur nga Fratari i Mallakastrës është bërë nënë tre ditë me parë në Fier. Tre ditë më parë, 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qendrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit. Tani e mitura […]

Shtator 12, 2024 - 15:55
 0
“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”/ Lindi foshnjën në qendrën shëndetësore të fshatit, 16-vjeçarja u tregon policëve foton e babait të fëmijës, 31-vjeçari…

Një vajze e mitur nga Fratari i Mallakastrës është bërë nënë tre ditë me parë në Fier. Tre ditë më parë, 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qendrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.

Tani e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të mire, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit, të cilët referuan ngjarjen në polici. Kjo e fundit ka shpallur në kërkim një 31 vjeçar nga Mallakastra, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjës.

15-vjeçarja ka thënë në deklarimet e saj se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me një shtetas dhe ka mbetur shtatzënë. Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së vajzës.

E mitura është trupvogël dhe foshnja e saj lindi 2.3 kg. Psikologë të komisariatit dhe maternitetit të Fierit po asistojnë qëndrimin dhe marrjen në pyetje të vajzës. E mitura u ka treguar fotot e 31 vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t,u qetësuar. Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjën, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet. Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjën në një qendër të posacme për foshnjat e sapolindura ne Tirane.

Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në befotrof. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi. Nëna e 15-vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdestare për një të moshuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.