“Do okupojmë veriun e Kosovës”/ Hoxha për deklaratën e Vuçiç: Rreziku u nuhat edhe nga shefi i CIA-s

Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Hoxha,ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që sipas medieve serbe, ka thënë se “do ta shpallë nesër okupimin e veriut të Kosovës”. Hoxha tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe […]

Shtator 12, 2024 - 17:15
 0
“Do okupojmë veriun e Kosovës”/ Hoxha për deklaratën e Vuçiç: Rreziku u nuhat edhe nga shefi i CIA-s

Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Hoxha,ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që sipas medieve serbe, ka thënë se “do ta shpallë nesër okupimin e veriut të Kosovës”.

Hoxha tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe në Prishtinë. Më tej, Hoxha u shpreh se ndërkombëtarët duhet që të marrin vendimet e duhura.

“Duket se këtë rrezik e ka nuhatur edhe shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura. Deklaratat janë kërcënime serioze për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Kemi parë nga KFOR forca të shtuara, në zona ku shihet se mund të ketë rrezik për sigurinë. Në kufi me Kosovën, në Serbi dyshohet se grupe të rriturish po bëjnë stërvitje dhe presin urdhër që të nisen drejt territorit të Kosovë’, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.