I kërkoi raport mjekësor për bashkëshorten, por mjeku refuzoi t’ia japë, qytetari e godet me send të fort në kokë

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia pasi ka rrahur mjekun e një qendre shëndetësore, i cili kishte refuzuar t’i japë një raport mjekësor gruas së dhunuesit. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, […]

Shtator 12, 2024 - 17:35
 0
I kërkoi raport mjekësor për bashkëshorten, por mjeku refuzoi t’ia japë, qytetari e godet me send të fort në kokë

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia pasi ka rrahur mjekun e një qendre shëndetësore, i cili kishte refuzuar t’i japë një raport mjekësor gruas së dhunuesit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.