ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te Rubin Kazani, klubi rus prezanton edhe… Hoxhën

Ka shkuar në katër numri i futbollistët me origjinë shqiptare, pjesë e skuadrës së Rubin Kazanit në këtë sezon futbollistik. Pas Mirlind Dakut, Marvin Çunit, Dardan Shabanhaxhajt, ditën e sotme me ekipin rus është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës. Ky transferim i kushtoi Rubinit, 2 […]

Shtator 12, 2024 - 20:30
 0
ZYRTARE/ “Koloni” shqiptarësh te Rubin Kazani, klubi rus prezanton edhe… Hoxhën

Ka shkuar në katër numri i futbollistët me origjinë shqiptare, pjesë e skuadrës së Rubin Kazanit në këtë sezon futbollistik. Pas Mirlind Dakut, Marvin Çunit, Dardan Shabanhaxhajt, ditën e sotme me ekipin rus është prezantuar edhe mesfushori Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rijekës.

Ky transferim i kushtoi Rubinit, 2 milionë euro, ndërkohë që vlera e 21-vjeçarit nga “Transfermarket” është 3.5 milionë euro.

Hoxha është aktualisht pjesë e Kroacisë U-21, ndërkohë që kohët e fundit ka pasur interes nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, ç’ka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.