Pse djemtë paguhen më shumë në punë? Kaloti: Vajzat nuk janë ambicioze! Hizmo: Ndikojnë faktorë biologjik

Në bazë të disa të dhënave nga INSTAT është vënë re se 21.4% të vajzave mbi moshën 25 vjeçare kanë arsim të lartë kundrejt vetëm 18.3% të djemve. Nga ana tjetër femrat vijojnë të paguhen më pak se sa meshkujt. Paga e tyre është 6.2% më pak. Në vitet e fundit ka pasur një numër […]

Shtator 12, 2024 - 20:35
 0
Pse djemtë paguhen më shumë në punë? Kaloti: Vajzat nuk janë ambicioze! Hizmo: Ndikojnë faktorë biologjik

Në bazë të disa të dhënave nga INSTAT është vënë re se 21.4% të vajzave mbi moshën 25 vjeçare kanë arsim të lartë kundrejt vetëm 18.3% të djemve. Nga ana tjetër femrat vijojnë të paguhen më pak se sa meshkujt. Paga e tyre është 6.2% më pak. Në vitet e fundit ka pasur një numër të lartë të vajzave që kanë zgjedhur të ndjekin arsimin univeristar.

Cilat janë arsyet që e mbajnë këtë hendek gjinor të hapur dhe çfarë masash duhet të merren?

Lidhur me këtë, të ftuarit në emisionin “Vizioni i Pasdites” ndanë më shumë detaje dhe eksperienca të tyre.

Ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina tha se ndikon shumë pozicioni i punës. Ajo bëri me dije se në krye të shumë institucioneve qëndrojnë meshkuj, e normalisht një drejtues do ketë një pagesë më të lartë, çka në fund sipas saj arrijmë në këto statistika.

Nga ana tjetër, sipërmarrësi Anaid Kaloti theksoi se vajzat në punë zgjedhin gjithmonë zonën e rehatisë, nuk janë ambicioze.

Moderatori Rudi Hizmo përmendi disa faktorë që na sjellin në këtë përfundim. Ai tha se femrat në një moment të jetës përballen me dy mundësira, ose të ndjekin karrierën, ose t’i përkushtohen familjes.

Pedagogia Elona Nallbani ndau një eksperiencë personale ku u shpreh se shumë mikesha të saj janë në pozicione pune më të ulëta për aftësinë dhe zgjuarsinë që ato kanë treguar.

Karabina: Nuk besoj se për një punë të njëjtë të kemi paga të ndryshme tek meshkujt dhe vajzat, kjo besoj varet nga drejtuesi i institucionit, sepse nëse në shumë institucione drejtuesit janë meshkuj, normalisht drejtuesi paguhet më shumë. Në auditore janë shumë ferma dhe është shumë gjë e mirë, sepse tani edhe në familje secili ka atë rolin e vetë në shtëpi. Një nënë e arsimuar do të rrisë fëmijë shumë më të mirë se një e paarsimuar.

Kaloti: Është krijuar kjo teoria sikur po garojnë në mënyrë të pabarabartë, ndërkohë që ne po garojmë në mënyrë të barabartë. Kjo është çështje ambiciash pastaj

Prifti: Mendon se vajzat janë më pak ambicioze?

Kaloti: Patjetër, pasi në shumë biznese drejtuesit janë meshkujt. Vajzave ju pëlqen shumë zona e rehatisë.

Prifti: Mos ndoshta e kanë pak më të lehtë meshkujt në territorin e Shqipërisë?

Hizmo: Në tregun e kapitalizmit që ne kemi krijuar, fiton ai që ka për borxh të largohet më shumë nga zona e komfortit. Meshkujt në tërësi janë pak më tolerat sa i përket perballimit të tensioneve të larta që vetë dinamika e kapitalizmit t’i jep. Janë disa faktorë biologjik që ndikojnë në këtë shoqëri që kemi krijuar. Ka element kulturor, paragjykimi është i theksuar tek gratë. Një grua pranohet me shumë lehtësi që të ketë një rrogë më të ulët dhe të rrisë fëmijët e detyrat si familjare. Madje në një pikë të jetës gruaja përballet me pyetjen a duhet të vazhdojë karrierën apo të përkushtohem tek familja.

Nallbani: Shefat më të mirë të kuzhinës janë burra, politikanët, liderat botëroe 80% janë meshkuj. Unë kam në rrethin tim shoqëror vajza shumë të zonja dhe janë në profile shumë të ulta nga aty ku duhet të ishin. Ka ca miqësira që nuk e di sa do të vazhdojë në shoqërinë tonë.

Karabina: Fatëkeqësisht modelet e grave në politikë nuk janë aty ku duhet të ishin, flas për një pjesë. Nuk kanë që në modele përfaqësuese.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.